“Drejt Evropës” është titulli i projektit të finalizuar më 9 Maj, data që përkon me Ditën e Evropës.

Ky projekt, është nga projektet më të bukura e origjinale që shkolla jonë ka realizuar gjatë këtij viti shkollor. Botimi i këtij libri, i cili reflekton jo vetëm kreativitetin, por edhe dëshirën e nxënësve tanë, sikundër dëshirën e gjithë shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa, vjen si një urim për këtë ditë.

Ky libër është pasqyrim i ideve të nxënësve përmes talentit në krijime e vizatime, në lidhje me atë çka ata presin nga ne të rriturit, si edhe një mënyrë për të shprehur ëndrrat e tyre për një Shqipëri më të mirë, më të zhvilluar e më të bukur, që shkon drejt Evropës.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

https://www.facebook.com/turgutozalcolleges/videos/737524653309743/