Të nderuar prindër,

Për shkak të kërkesave të shumta për regjistrim në grupin e parë të kopshtit, vendosëm që për këtë vit të shtojmë edhe një klasë të re për këtë grup-moshë. Ju bëjmë me dije se vendet e këtij grupi të ri janë të limituara. Ju falenderojmë për besimin dhe gatishmërinë që keni treguar duke përzgjedhur kopshtin tonë për edukimin dhe argëtimin e fëmijës suaj.