Grupet e para të kopshtit, organizuan një ekskursion tek Kopshti Botanik për të parë më nga afër natyrën në stinë e vjeshtës. Fëmijët të gëzuar vraponin duke kapur gjethet shumëngjyrëshe që kishin rënë përtokë. U mahnitën nga llojshmëria e ngjyrave të gjetheve dhe zbuluan sekretin se përse vjeshta quhet “e artë”. Kënaqësia e kësaj dite ishte shumë e madhe dhe natyra me shumë bujari u ofroi hapësirën që ata donin për të organizuar lojëra të shumta.
Këto momente me njëri – tjetrin dhe natyrën, janë nga momentet më të gëzuara për vogëlushët.
Përgatiti: Imelda Prençe