Nxënësja e shkollës sonë Emi Baloshi, mori pjesë në Festivalin e 17-të të IFLC-së, në Gjermani dhe në Belgjikë.

IFLC-ja është një festival i organizuar për fëmijë që vijnë nga shtete dhe kultura të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë festival është tashmë një traditë e shkollës sonë dhe mundëson shkëmbimin e kulturave dhe eksperiencave ndërkombëtare.

Nxënësja Emi Baloshi u përfaqësua me disa materiale muzikore, si: këngët “Pyes lotin”, “Believer” dhe “La Bamba”, të shoqëruara me koreografinë e trupës profesionale të baletit të këtij festivali.

Emocione të veçanta, entuziazëm, ritëm dhe atmosferë festive solli sidomos një kolazh me këngë popullore shqiptare, i cili u mirëprit dhe u duartrokit nga të gjithë pjesëmarrësit.

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

https://www.facebook.com/iflcGermany/videos/2481383291906053/