Ndeshja finale e Kampionatit të Futbollit për djemtë e klasave të 3-ta u zhvillua midis klasës së 3D dhe të 3E. 

Emocione të shumta përshkuan lojën mes nxënësve të të dy klasave. Të mbështetur dhe nga shokët e shoqet e tyre, përgjegjësia për një fitore të merituar ishte akoma më e madhe.

Edhe pse të vegjël në moshë, midis nxënësve u realizua një ndeshje sportive mjaft e mirë, por me gjithë konkurrencën e fortë nga të dyja skuadrat, vetëm njëra prej tyre dominoi. Kupën e kampionatit e fituan djemtë e klasës së 3E me rezultatin 4-3.

Në fund të ndeshjes, pavarësisht rezultatit, nxënësit e të dyja klasave finaliste përshëndetën dhe i uruan suksese të mëtejshme njëri-tjetrit.

Përgatiti: Elda Rrustemi