“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij.”     Eqrem Çabej

 

Letërsia është arti i të shprehurit dhe me fillimin e Muajit të Artit dhe të Letërsisë, ndër aktivitetet më të dashura që organizohen gjatë këtij muaji, është dhe Konkursi i Krijimit, ku nxënësve iu jepet mundësia të shprehin mendimet dhe idetë e tyre në formë eseje, lidhur me një temë të dhënë.

Faza gjysmëfinale e këtij konkursi u zhvillua në datat 15, 16 dhe 17 tetor në ambientet e bibliotekës së shkollës dhe në kabinetin e informatikës për të dy kategoritë: 

Kategoria e parë, klasat 4-5-6 dhe kategoria e dytë, klasat 7-8-9. 

Konkursi solli shumë entuziazëm mes shkrimtarëve tanë të vegjël. Tematikat kryesore ishin temat rreth dashurisë për atdheun dhe gjuhën tonë të bukur shqipe, por dhe tema që kanë të bëjnë me ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve.

Krijuesit më të talentuar dhe krijimet më të bukura do të kalojnë në fazën finale.

U urojmë sa më shumë fat shkrimtarëve tanë të vegjël!

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe