Sot u zhvillua Provimi i Lirimit i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të 9-ta.
U urojmë rezultate sa më të larta dhe sa më shumë nota 10-ta në këtë provim, nxënësve të kolegjit “Turgut Özal”.
Besojmë që Ju do të kujdeseni gjithmonë, duke e përdorur sa më saktë e sa më bukur gjuhën tonë të ëmbël shqipe, sikundër gjithë brezat me radhë.
“Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur, që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.” (Holger Pedersen, gjuhëtar danez)
Përgatiti: Imelda Prençe