Me dëshirën për të vlerësuar rëndësinë e punës së dorës dhe mjeshtërinë e grave shqiptare në fushën e zejtarisë, nxënësit e klasës së 4A vizituan ambientet e një ndërmarrjeje artizanati, ku panë nga afër punimet artistike të duarartave krutane.

Nëpërmjet bisedës me sipërmarrësen Laureta Merlika nxënësit u njohën me mënyrën e realizimit të punimeve me grep dhe punimeve me lëkurë, të qëndisjeve me fije dhe me gurë të çantave, shalleve, sandaleve e aksesorëve të ndryshëm.

Pas vizitës së dytë e mjaft mbresëlënëse që u bë në muzeun e qytetit, nxënësit shijuan një drekë të këndshme dhe edhe pse me dëshirën për të qëndruar edhe pak, u nisën drejt Tiranës, shumë të kënaqur e të ngazëllyer nga emocionet e kësaj dite.

Përgatiti: Elda Rrustemi