Një nga veprimtaritë sportive më emocionuese, me ndeshje nga më të fortat dhe me tifozët më të zjarrtë, ishte Kampionati i Futbollit  për djemtë e klasave të 4-ta.

Klasa e 4B, me shumë mund dhe me një bashkëpunim shumë të mirë mes njëri-tjetrit, ia doli të fitonte. Skuadra u mbështet përzemërsisht nga nxënësit e klasës, por edhe nga disa “tifozë” të klasave të tjera.

Ndeshja finale jo vetëm e shpalli skuadrën kampione, por  edhe dhuroi emocione të bukura!

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe