Ekskursion në Shkodër  me klasat e 3-ta

Ekskursion në Shkodër me klasat e 3-ta

Për t’u njohur më mirë me historinë dhe legjendat  tona dhe me dëshirën që t’i largohen sadopak ngarkesës mësimore, për nxënësit e klasave të 3-ta u organizua një ekskursion në qytetin e bukur e mikpritës të Shkodrës. Kalaja e Shkodrës, një monument shumëshekullor, ishte pika turistike e vizituar nga këta nxënës. Duket se ruan në muret e saj një krenari që nuk e mposht koha.

Nxënësit u njohën me historinë e kalasë dhe me legjendën e Rozafës. Një nga vendet  më interesante e mbresëlënëse të kalasë ishte vendi në të cilin, sipas legjendës, është murosur Rozafa. Nxënësit u argëtuan në mjediset e saj dhe shijuan pamjet tërheqëse të natyrës dhe të lumit Buna. Nga bedenat e kalasë, shfaqej me gjithë madhështinë e tij, qyteti i bukur i Shkodrës.

Nxënësit, të mahnituar nga gurët e lashtë, bënë shumë foto së bashku me shokët, që t’i kishin si kujtim.

Dhe më pas, një drekë plot shije, e cila mbylli këtë vizitë mes bukurisë, mikpritjes dhe bujarisë shkodrane. 

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Imelda Prençe