Klasat e 5-ta gjatë javës së anglishtes punuan dhe prezantuan temën “Book Report”. Nxënësit shpalosën talentin e tyre me punime të ndryshme si: projekte, postera, broshura, aktivitete të ndryshme interaktive (mini dramatizime, intervista, dizenjimin apo veshje për personazhin e preferuar). Për një atmosferë sa më gjallëruese, klasat dhe koridoret u dekoruan nga krijimet e veçanta të nxënësve!