Klea Kaloshi, një nga talentet e shkollës sonë, me zërin e saj të mrekullueshëm na përfaqësoi në festivalin “Colours of the World” në New York. Me performancën e saj shumë të arrirë, Klea përfaqësoi jo vetëm shkollën, por edhe vendin tonë. Ky festival ka si qëllim njohjen e kulturave dhe gjuhëve të vendeve të ndryshme dhe u prezantuan rreth 2,000 performues nga 160 shtete, të cilët kënduan, kërcyen dhe treguan histori të shkurtra dëfryese. Pjesëmarrësit patën mundësi dhe të vizitonin disa qytete të ndryshme, ku u njohën me diversitetin e secilit prej tyre, krijuan kujtime të ëmbla dhe ku lidhën miqësi të reja. Muzika, këngët, kërcimet dhe ngjyrat të cilat ngjyrosën atë javë, e bënë këtë udhëtim një eksperiencë të paharrueshme.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe