Klubi Awareness nisi realizimin e një projekti të ri, i cili ka në fokus organizimin dhe prezantimin e seminareve me tematika të ndryshme të lëndës së qytetarisë. Nxënës të ciklit 9-vjeçar përgatitin tema të ndryshme edukative, të cilat ua prezantojnë nxënësve të ciklit fillor.

Ky projekt ka si qëllim transmetimin e vlerave qytetare nga vetë nxënësit e shkollës sonë, të cilët dinë më së miri se si t’i përcjellin ato tek më të vegjlit e shkollës.    

Spektatorë të radhës ishin nxënësit e klasave të para, të cilët morën pjesë në një bashkëbisedim me nxënës të klasave të teta, mbi temat: “Sinjalistika rrugore” ,“Si të ushqehemi shëndetshëm?”, si dhe disa tema të tjera  të lëndës së qytetarisë.

Përgatiti: Elda Rrustemi