Postimet kryesore

  • Turgut Ozal Social Media

KLUBI I GATIMIT

Date: December 6, 2015 Author: Xhesi Nurellari Categories: Postimet kryesore, Posts

Krahas klubeve të njohura dhe që funksionojnë tashmë me sukses prej disa vitesh, ky vit solli edhe hapjen e më të riut prej tyre, Klubin e Gatimit, i cili ofron një mundësi më shumë për nxënësit që janë të dhënë pas artit të kulinarisë. Klubi përbëhet nga 6 nxënës të klasave 6 – 9 dhe mësueset përgjegjëse janë: Irma Cërriku dhe Detjona Fekushi. Në dispozicion të këtij klubi janë vënë ambiente të veçanta gatimi, komode dhe të përshtatshme, të cilat janë të pajisura me mjetet e nevojshme për të gatuar. Nxënësit sjellin vetë produktet ushqimore nga shtëpia dhe praktikojnë recetat e gatimit gjatë kohës së klubit. Fillimisht nxënësit praktikuan pjata të thjeshta, por me ndihmën e mësueseve ata tani janë në gjendje të përgatisin gatime të shumëllojshme.

Është kënaqësi të shohësh nxënësit tanë, edhe pse ende fëmijë, të bëjnë gjëra kaq të bukura dhe të dobishme për gjithë jetën.

 

Play Our Song