Aktivitetet e bamirësisë së Klubit Shpresa vazhdojnë dhe gjatë këtyre ditëve të sjellin gëzim dhe shpresë, në fytyrat e njerëzve në nevojë.
Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa, ishte shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë, në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, Dega Tiranë.
Në këtë aktivitet u shpërndanë 45 pako me ushqime dhe detergjentë për 45 familje në nevojë. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga anëtarë të Klubit Shpresa dhe u mundësuan nga fondet e grumbulluara nga Panairi Ushqimor.
Aty ku Klubi Shpresa mbërriti, fjalët falenderuese erdhën përmes urimeve që buronin nga zemra.
Falenderojmë nga zemra të gjithë nxënësit e shkollës sonë, prindërit e tyre, anëtarët e Klubit Shpresa dhe gjithë bashkëpunëtorët tanë, për mbështetjen që na japin në mundësimin e këtij qëllimi kaq human, siҫ është Bamirësia.
Përgatiti: Imelda Prenҫe