Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 60 familje të Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, dega Tiranë.

Ishin nxënësit e klasave të 4-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie për familjet në nevojë të kësaj shoqate.

Në këtë  aktivitet u shpërndanë 60 pako me ushqime për 60 familje në nevojë. Ҫdo pako përmbante rreth 15 kg ushqime. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga vetë nxënësit, anëtarë  të Klubit Shpresa. Kjo është e disata herë që Klubi Shpresa ndihmon familje në nevojë të kësaj shoqate bamirëse.

Bashkë me pakot me ushqime, nxënësit dhuruan dhe gëzim, buzëqeshje dhe shumë dashuri.

Falenderojmë nxënësit tanë dhe prindërit e tyre për bujarinë dhe humanitetin që tregojnë gjithmonë, duke përkrahur dhe mbështetur familjet në nevojë!

Përgatiti: Imelda Prençe