“Të falim një buzëqeshje në fytyrat ku mungon, të sjellim një rreze dielli që të ngrohë aty ku ajo nuk arrin dot.”

Klubi Shpresa organizoi një aktivitet bamirësie në Shoqatën Kombëtare të Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara.

Në këtë  aktivitet u shpërndanë 60 pako me ushqime për 60 familje në nevojë. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga anëtarë të Klubit Shpresa dhe u mundësuan nga fondet e mbledhura nga Panairi Ushqimor.

Aty ku Klubi Shpresa mbërriti, fjalët falenderuese erdhën më së miri nëpërmjet syve të qeshur dhe urimeve që buronin nga zemra.

Urime të tilla po kaq të sinqerta u përçojmë dhe ne të gjithë pjesëmarrësve, për këtë kontribut kaq të madh që i bëjnë shoqërisë sonë.