Të mësuarit përmes praktikës është gjithmonë efektiv dhe shumë i pëlqyeshëm nga nxënësit, sepse e bën orën e mësimit zbavitëse dhe dijet përvetësohen më thjesht. Të tilla orë përmes eksperimenteve, sidomos në lëndën e fizikës, janë të shumta. Në këtë mënyrë, nxënësit e klasës së 8D kanë zhvilluar disa nga temat e saj, si: fusha magnetike e magnetit, forca tërheqëse e tij, elektromagneti etj. Në tema të tilla, nxënësit kanë kryer eksperimente me qëllim të konceptuarin më së miri të këtyre temave mësimore. Këto janë tema, të cilat mund të shpjegohen më konkretisht në bazë të eksperimenteve të ndryshme dhe dijet bëhen më të qëndrueshme përmes konkretizimit të tyre.
Punoi: Sidrit Rrustemi
Drejtoi: Imelda Prençe