Klubet janë ndër aktivitetet më të dashura për nxënësit e shkollës sonë. Me fillimin e vitit shkollor, fillon dhe gjallërimi i tyre. Dhe këtë vit shkollor në kolegjin “Turgut Özal” kanë filluar aktivitetin e tyre disa klube.

Klubet zhvillohen pas orarit të mësimit dhe shumë nxënës kanë dëshirë të jenë pjesë e tyre, ndaj edhe shkolla jonë ia ofron këtë mundësi. Në to marrin pjesë nxënës të klasave të ndryshme, që nga fillorja e deri në klasat e 9-vjeçares.

Klubet më të preferuara, ku nxënësit marrin pjesë janë ato të violinës, pianos, vizatimit, robotikës, ebrusë, basketbollit etj. Ato realizohen pas mësimit dhe zhvillohen 2 herë në javë, deri në 45 minuta.

 Shpresojmë që nxënësit të argëtohen e të mësojnë sa më shumë gjëra të reja në këto klube.

Punoi: Sidrit Rrustemi 

Drejtoi: Imelda Prençe