Mënyra më e mirë për të mësuar është duke u argëtuar. Ndaj dhe fëmijët e parashkollorit për t’u njohur me shkronjën e re, T-në, e kthyen orën e mësimit në një orë argëtimi.

Ata prenë dhe ngjitën vetë letrat me ngjyra, duke krijuar kafshë si tigri, emri i të cilit fillon me T ose dhe ekranin e tyre preferuar, televizorin.

Fëmijët ishin shumë të kënaqur me çfarë ata arritën të krijonin. Kushedi, mbase T-ja është tanimë shkronja e tyre e preferuar.

Përgatiti: Imelda Prençe