Edukimi i brezave duke u ndjerë mirë dhe të sigurt, si përsa i përket marrjes së dijeve, ashtu dhe në mjediset ku ata studiojnë, janë qëllimi kryesor i shkollës sonë. Një vëmendje e veçantë për realizimin e këtij synimi u kushtohet sidomos klasave të para.
Me qëllim njohjen e ambienteve ku do të studiojnë, prezantimin me stafin mësimdhënës si për fëmijët, ashtu dhe për prindërit, për të realizuar një fillim sa më të mbarë dhe të suksesshëm shkollor, mjediset tona bashkë me stafin e mësuesve ju mirëpresin fëmijë, prindër dhe të afërm më 11 shator, ora 8:00.
Janë këto tre ditë, të bazuara në një program njohjeje dhe orientimi me tekstet mësimore dhe me të gjitha ambientet që përshijnë jetën e përditshme shkollore për nxënësit tanë, të tilla si: këndet sportive, mensa, kabinetet e ndryshme mësimore, sallat e kinemave, këndi i lojërave, biblioteka e shkollës etj.
Ju urojmë mirëseardhjen në shkollën tuaj vogëlushë, mes ngjyrave, buzëqeshjeve dhe emocioneve të ëmbla të ditës së parë të shkollës.