Hareja, gjallëria dhe gëzimi u rikthyen në datën 2 shtator, në ambientet e kolegjit “Turgut Özal”. Pas stinës së verës, erdhi sërish pranvera me lulet e saj më të bukura: vogëlushët e grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit.

Zërat e tyre si cicërima zogjsh dëgjoheshin anekënd shkollës e ambienteve të kopshtit.

Buzëqeshja, zbavitja dhe mësimi përmes lodrimit do t’i shoqërojnë gjatë këtij viti shkollor.

U urojmë shumë suksese vogëlushëve!

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve pafund!

Është koha juaj për të hapur krahët dhe për të fluturuar!

 

Përgatiti: Imelda Prençe