“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”    Charles William Eliot

Një nga ambientet më të bukura dhe më të dashura të shkollës sonë është biblioteka, shtëpia e librave, e cila është gjithmonë e hapur për nxënësit tanë.

Në ambientet e saj gjen gjithmonë nxënës të grup-moshave të ndryshme, që nga nxënësit më të vegjël e deri te më të rriturit, të cilët sapo kalojnë derën, presin me padurim të shfletojnë librat e tyre më të dashur.

Dhe kjo dashuri për librin gjen plotësim në këtë bibliotekë, ku nuk mungojnë titujt në gjuhë të ndryshme dhe në gjini të ndryshme, që nga romanet e deri te enciklopeditë e më gjerë.

Këto ditë ambientet e bibliotekës janë më të qeta, por dyert e saj janë të hapura për lexuesit që duan ta frekuentojnë atë edhe gjatë pushimeve.

Përgatiti: Imelda Prençe