Kinemaja, vendi ku realiteti bashkohet me ëndrrat. Aty ku ëndrrat të marrin e të futin në një botë të madhe, të bukur e plot imagjinatë.
Ishte klasa e 2G , e cila shijoi ndër të parat për këtë vit shkollor, kënaqësinë që të sjell kinemaja. Nxënësit shkuan në kinema “Cineplexx”, ku panë një film shumë të bukur për moshën e tyre të titulluar “Abominable”.
Ky film ishte mbi të gjitha një film me vlera edukative, i cili u përcillte fëmijëve dashurinë, ngrohtësinë, rëndësinë dhe vlerat që familja ka për secilin prej nesh.
Gjithashtu fëmijët kanë shijuar kokoshkat, patatinat e pijet freskuese, ndërkohë që shihnin filmin me një interes shumë të madh, të shoqëruar ndoshta edhe me ato përshpëritjet e vogla duke komentuar ndonjë pjesë të filmit.
Nxënësit kaluan momente shumë të këndshme me njëri-tjetrin, të cilave do t’u bashkangjiten shumë e shumë të tjera në vijim të këtij viti shkollor, kurse kinemanë do ta frekuentojnë dhe nxënës e klasa të tjera të shkollës sonë.
Punoi: Amisa Lesha
Drejtoi: Imelda Prençe