“Më e ëmbla fjalë”, është titulli i këngës, me të cilën nxënësja e klasës së katërt e kolegjit “Turgut Özal”, Nikol Azizaj, u përfaqësua në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Kjo këngë, e cila i kushtohet qenies më të shtrenjtë dhe emrit më të dashur, nënës, erdhi si krijim i mësuesve të muzikës të shkollës sonë; muzika nga mësues Dritan Vasili dhe teksti nga mësuese Blerta Veliu.

Kënga dhe interpretimi i Nikolës, ndonëse ishte hera e parë që ajo përfaqësohej në një festival të përmasave kombëtare, morën vlerësime shumë të mira nga organizatorët dhe nga pjesëmarrësit në festival.

Ndihemi krenarë me nxënësit dhe mësuesit tanë dhe urojmë që kjo këngë kaq e bukur dhe e dashur të jetojë tashmë ndër breza, si pjesë e fondit të këngëve më të bukura për fëmijë dhe për këtë figurë kaq të shenjtë, siç është Nëna!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/turgutozalcolleges/videos/2063079123818460/