Në orën e matematikës nxënësit e klasave të para formuan njohuritë e tyre për format gjeometrike 2D. Pasi u njohën me emërtimet e tyre, mësuan t’i vizatonin dhe i paraqitën para klasës.

Ndërsa në orën në vazhdim, të zellshëm dhe kureshtarë, ata mësuan për format gjeometrike 3D. Duke punuar së bashku fëmijët ndërtuan lloj-lloj formash të larmishme me duart e tyre dhe i dhanë kështu orës mësimore një frymë argëtimi dhe dëfrimi. Me anë të këtyre formave, duke shpalosur imagjinatën e tyre, arritën të ndërtonin shtëpiza prej druri.

Ishte një orë shumë zbavitëse dhe që u ngjalli një interes të madh për orët e mëtejshme.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Elda Rrustemi