Gjatë Javës së Anglishtes nxënësit e klasave të 6-ta, zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe konkursesh të ndryshme si: Karaoke, General Knowledge Quiz, Konkursi i Poezisë në gjuhën angleze dhe aktivitete të tjera. Gjatë kësaj jave te klasat e gjashta u zhvillua dhe Culture Corner, ku secila klasë zgjodhi shtetin, të cilin do të përfaqësonte dhe çdo nxënës punoi në mënyrën më të mirë për të bërë prezantim sa më dinjitoz. Pjesëmarrja e nxënësve ishte mjaft e gjerë dhe secili prej tyre e gjeti veten, aty ku kishte më shumë talent. Në Konkursin e Poezisë, nxënësit pjesëmarrës zgjodhën poezi të ndryshme në gjuhën angleze dhe i interpretuan plot ndjenjë para jurisë. Një pjesë e nxënësve interpretuan dhe poezi të krijuara nga vetë ata. 

Në fund u ndanë çmime për interpretuesit më të mirë dhe përfaqësuesit më të përgatitur në secilin prej konkurseve.