Janë ditët e fundit të këtij viti shkollor dhe të gjithë nxënësit janë të mobilizuar që ta mbyllin me sa më shumë suksese dhe rezultate të larta. Ndërkohë që zhvillohen provimet e fundit të tremujorit, vazhdojnë dhe dorëzimet e projekteve, të cilat janë tregues jo vetëm i njohurive, por edhe i ndërthurjes së praktikës dhe fantazisë fëminore.

Nxënësit e klasave të 7-ta kanë krijuar vërtet projekte plot fantazi e gjetje artistike, për të finalizuar tremujorin e tretë me projekte 3D, për temat mbi Tokën dhe hapësirën në Fizikën me zgjedhje.

Kjo punë vjen sajë njohurive dhe punës sistematike të nxënësve dhe mësueses së tyre gjatë orëve të mësimit dhe dëshirës për ta mbyllur sa më bukur këtë lëndë kaq të dashur për ta.

Përgatiti: Imelda Prençe