Nxënësit e klasave të dyta këtë fundmuaji zhvilluan një orë mësimi të veçantë dhe ndryshe nga të tjerat, ku mësuan nëpërmjet argëtimit. Kjo orë u zhvillua që nxënësit të përvetësonin temën e mësimit në matematikë, atë të shitblerjes dhe njohjes së monedhave. Ata e zhvilluan mësimin në oborrin e shkollës, ku sollën ushqime dhe lodra të ndryshme. Nxënësit  më pas ua shitën ato nxënësve të klasave të tjera.

Përmes këtij aktiviteti ata jo vetëm mësuan se si të bëjnë llogari të thjeshta, por edhe se si të negociojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Është për t’u theksuar fakti se lekët e fituara nga ky aktivitet nxënësit do t’i përdorin për bamirësi për familjet në nevojë.

Ishte një ditë e këndshme, që nxënësit i mbushi me njohuri të reja dhe iu la mbresa të veçanta.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe