Nxënësit e klasave të nënta të Klubit Shpresa dhurojnë mjete shkollore dhe lodra në shkollën “Katundi i Ri”

Nxënësit e klasave të nënta të Klubit Shpresa dhurojnë mjete shkollore dhe lodra në shkollën “Katundi i Ri”

Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa u zhvillua në shkollën “Katundi i Ri”.

Ishin nxënësit e klasave të nënta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët iu dhuruan ndihma në mjete mësimore për kopshtet shkollën, gjithashtu dhe libra jashtëshkollorë për bibliotekën e shkollës, bashkëmoshatarëve të tyre në këtë shkollë.

Për 65 fëmijët e kopshtit që ndodhej në godinën e shkollës dhe një kopshti vartës, ishin përgatitur pako me mjetet më të nevojshme mësimore. Gjithashtu u dhuruan dhe mjete të përgjithshme dhe lodra për të dy kopshtet.

Edhe në këtë aktivitet nuk munguan këngët e recitimet mes fëmijëve, të cilët me çiltërsinë dhe mirësinë që i karakterizon arrijnë të shpalosin talentin e tyre kudo.

Mes kënaqësisë, fotove dhe buzëqeshjeve, vogëlushët shijuan vërtet momente të paharrueshme që i fal vetëm mirësia dhe humanizmi.

Përgatiti: Imelda Prençe