Klasat e para kanë zhvilluar një aktivitet që u ka mësuar atyre për rëndësinë e imazhit të gjelbër në mjedisin që i rrethon. Secili nxënës solli një lule të vetën, që e mbolli me ndihmën e mësueses kujdestare, duke krijuar kështu dhe kopshtin e tyre të vogël në oborrin e shkollës. Fëmijët mësuan në këtë mënyrë dije  të reja për lulet e bimët, emrat e tyre, por edhe si të kujdesen për ato ditë pas dite dhe si t’i mbjellin. Përmes shpjegimit të mësueses, fëmijët kuptuan jo vetëm rëndësinë e luleve në procesin e frymëmarrjes, por edhe përgjegjësitë që kanë për mbajtjen me rregull të mjedisit që i rrethon.

Punoi: Meri Berisha

Drejtoi: Elda Rrustemi