Sa më pranë njëri tjetrit përmes komunikimit digjital, aq më pranë Dijes!

Në këto ditë dhe këtë kohë jo fort të zakonshme që po kalojmë dhe shkolla e mënyrat e të mësuarit, janë të fokusuara në mësimin përmes videove, mënyrave të ndryshme digjitale dhe komunikimit online.

Mësuesit dhe nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” po përpiqen fort, që të jenë sa më pranë njëri- tjetrit, duke përҫuar njohuritë në mënyrat më efikase dhe më koherente.

Duke uruar që të gjithë të jeni mirë dhe që ta kalojmë me sa më pak probleme këtë situatë, ju kujtojmë se:

Shumë video për lëndët e ciklit të mesëm të ulët, i gjeni në faqen tonë në fb dhe kanalin në youtube.

Falenderojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe do të jemi në komunikim të vazhdueshëm për gjithçka.

YouTube – Turgut Ozal College

https://www.facebook.com/turgutozalcolleges/videos/205982707298487/