Nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” aktivitete për Ditën e Librit

Nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” aktivitete për Ditën e Librit

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”                                          Charles William Eliot

Ah, librat!

Librat janë një botë më vete. Na shkëputin nga jetët tona. Të lexosh libra do të thotë të jetosh me histori, me përralla e rrëfime, derisa prej tyre të lindë historia jote, më e bukur, më e pasur dhe e plotë.

Librat janë të gjallë.

Janë njerëz, mendime e përvoja të bëjnë shoqëri kurdoherë.

Herë të ndihmojnë, të gëzojnë e herë të trishtojnë.

Të lexosh, do të thotë të njohësh thellësitë e jetës, pyjet e saj, rrugët e saj, qiellin dhe detin e paanë të saj. Ai që lexon shëtit përtej kufijve të jetës së tij, të mendjes së tij.

Ai sheh, dëgjon, shijon dhe kupton, zbulon dhe njeh përtej jetës së tij.

Zgjat dorën, merr një libër dhe lexo!

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe