Nxënësit tanë janë Krenaria jonë!
Nga datat 17-20 qershor u zhvillua në Cambridge University, Konkursi Ndërkombëtar The Intellectuals’ Challenge, në të cilin kolegji “Turgut Özal” u përfaqësua nga 11 nxënës të klasave të 7-ta dhe të 8-ta.
Të gjithë nxënësit pjesëmarrës shkëlqyen në Owlypia – The Intellectuals’ Challenge, duke fituar këto medalje:
Andrea Bylykbashi – 3 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi
Martina Gjoni – 2 Medalje ari, 2 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi
Anda Bushi – 2 Medalje ari dhe 2 Medalje bronzi
Keti Bardhoshi – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi
Enxhi Mustafaj – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi
Ana Kendella – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi
Enia Xhaferraj – 3 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 1 Medalje bronzi
Brendis Kasharaj – 2 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi
Kiara Olldashi – 2 Medalje ari dhe 1 Medalje bronzi
Boris Metaliaj – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi
Buen Hoxha – 1 Medalje ari, 3 Medalje bronzi
Këta nxënës u paraqitën në këtë konkurs pas pjesëmarrjes së suksesshme në Owlypia Online dhe Owlypia Local, e cila u zhvillua në Shqipëri në muajin mars.
Temë qendrore e këtij konkursi ishte “Kreativiteti përtej kufijve” dhe ai shtjellohet në disa fusha.
Kategoritë janë:
- Art dhe dizajn
- Shkencë dhe ekonomi
- Letërsi dhe kulturë
- Shkencë dhe teknologji
- Shkenca sociale
Urojmë dhe përgëzojmë nxënësit dhe mësuesit tanë, të cilët me rezultatet e tyre të shkëlqyera na nderojnë gjithmonë!
Përgatiti: Imelda Prençe