Nxënësit tanë morën pjesë në ekspozitën “Një zë kundër bullizmit”, ku janë bërë së bashku nxënës nga 21 shkolla të Shqipërisë. Kjo ekspozitë u realizua nga COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), në bashkëpunim me Këshillin e Evropës në Tiranë, në kuadër të programit “Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit në sistemin arsimor”.

Nxënësit pjesëmarrës në ekspozitë, përmes ngjyrave dhe ideve, sollën mesazhe për paqe, tolerancë, unitet dhe respekt për diversitetin, si mënyra për të parandaluar dhe reduktuar fenomenin e bullizmit në shkolla.

“Stop Bullizmit! Mos Bullo! Qëndroni të Bashkuar! Të gjithë ndriçojmë njësoj!”, janë disa nga mesazhet që sollën nxënësit në COD, në këtë ekspozitë me vizatime sensibilizuese.

Përgatiti: Imelda Prençe