Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës turke (Türkçe Olimpiyatlarɪ), organizuar nga IFLC, zhvilluar në muajin maj 2019, nxënësja e klasës së tetë Onejda Sheshori, ka fituar vendin e dytë në botë, duke u vlerësuar me medalje dhe vlerësimet përkatëse si pjesë e çmimit.
Kjo olimpiadë zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë konkurruesit u testuan në një provim prej 100 pyetjesh në lidhje me njohuri të përgjithshme në gjuhën turke.
Në fazën e dytë konkurruesit u testuan në njohuri gjuhësore dhe krijimtari letrare.
Përgëzojmë për fitoren në këtë olimpiadë nxënësit pjesëmarrës, fituesit dhe mësuesit përkatës.
Përgatiti: Imelda Prençe