Nxënësja e kolegjit “Turgut Ozal”, Saida Gjana, ishte e pranishme në takimin e zhvilluar nga Ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila u takua me një grup vajzash nga Klubi i Vajzave Shqiptare të ‘Technovation’ të Këndit Amerikan në Tiranë, nëpërmjet programit të Ambasadës Amerikane “Njihu me Amerikën”. Gjatë diskutimit gjallërues, vajzat ndanë përvojën e tyre në krijimin e aplikacioneve për celularë, programe me anë të të cilave trajtojnë probleme në komunitetet e tyre. Ambasadorja Yuri Kim i përgëzoi për punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i nxiti që të vazhdojnë të krijojnë inovacione.