Askush më shumë se nxënësit e klasave të pesta nuk ndien emocion për këtë vit shkollor. Më në fund, tabletat do të jenë në duart e tyre! Janë 175 nxënës e mësues të këtij paraleli që do të hedhin hapin e parë në një rrugë të re, e cila kemi besim se do të sjellë ndryshime pozitive në mësimdhënie dhe më shumë angazhim të fëmijëve në kërkim të informacionit bashkëkohor.
Çdo tabletë është formatuar me programet bazë dhe ka internet të kontrolluar nga qendra e IT-së së shkollës.
Përdorimi i tabletave në mësim i jep zgjidhje lehtësimit të çantave të nxënësve nga librat e fletoret dhe, njëkohësisht, i nxit këta fëmijë ta përdorin teknologjinë tërësisht në marrjen e dijes.
Ky është hapi i parë në një rrugë, ku në vazhdim do të bashkohen edhe paralelet e tjera, pasi mësimi i përzier dhe përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie nuk janë më trend, por domosdoshmëri e kohës.