Përfaqësim dinjitoz i nxënësve të Kolegjit “Turgut Ozal” në olimpiadën “Cogito 2020”

Përfaqësim dinjitoz i nxënësve të Kolegjit “Turgut Ozal” në olimpiadën “Cogito 2020”

U zhvillua në datën 8 maj Olimpiada “Cogito”, e cila është kthyer tashmë në një traditë për kolegjet “Turgut Özal”. Prej 9 vitesh radhazi nxënësit tanë testojnë njohuritë e tyre në lëndët shkencore si Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, TIK si dhe Gjuhë Angleze. Në këtë provim marrin pjesë nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe të mesëm, nga klasa e 6-të deri në klasë të 11-të.

Provimi i këtij viti u zhvillua online, po ashtu dhe Ceremonia e shpalljes së nxënësve fitues në Olimpiadën “Cogito 2020” u zhvillua më datë 09 maj, në mënyre virtuale. Shkolla jonë u përfaqësua nga 81 nxënës, të cilët ishin përzgjedhur me provim, sipas fushave përkatëse.

Përgatitja sistematike dhe e përkushtuar ndaj dijes, u dallua edhe në konkurrimin final, në të cilin nxënësit finalistë u paraqitën shumë mirë, duke fituar këto çmime:

Në Matematikë 1 Medalje ari, 4 argjendi dhe 10 bronzi,

Fizikë 4 Medalje ari, 10 argjendi dhe 6 bronzi,

Kimi 3 Medalje ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi,

Biologji 4 Medalje ari, 9 argjendi dhe 10 bronzi,

Kompjuter 2 Medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi,

Anglisht 1 Medalje ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi.

Gjithsej nxënësit e shkollës sonë fituan:  15 Medalje ari, 33 Medalje argjendi, 33 Medalje bronzi.

Edhe këtë vit, nxënësit tanë na bënë të ndihemi krenarë për arritjet e tyre në këtë olimpiadë, duke reflektuar një përgatitje serioze dhe në këto kushte.

U urojmë nxënësve suksese të mëtejshme në punën e palodhur drejt suksesit!