“Math gives every reason to hope that every problem has a solution.”

U zhvillua në datën 21 qershor, Provimi i Lirimit i Matematikës. Ky ishte provimi i fundit i provimeve kombëtare për nxënësit e klasave të 9-ta.

167 nxënës të kolegjit “Turgut Özal” morën pjesë në këto provime, të cilat u zhvilluan në ambientet e shkollës “Ahmet Gashi” në Laprakë.

U urojmë shumë suksese nxënësve tanë dhe sa më shumë nota 10-ta në këto provime!

Përgatiti: Imelda Prençe