Komunikimi është thelbësor në çdo fushë të jetës, por më shumë se kudo në një institucion shkollor. Gjithҫka në komunikim ka për bazë krijimin e vetëbesimit.
Nëse nuk jemi të bindur për potencialin tonë, ne nuk krijojmë dhe nuk arrijmë të shpërfaqim të gjitha aftësitë tona.
Në shkollën tonë përpiqemi që nxënësit të krijojnë vetëbesimin se mund t’ia dalin mbanë kudo dhe kurdoherë.
Le të ndjekim këtë videoklip, i cili na njeh me atë ҫka ne si shkollë përfaqësojmë dhe përpiqemi të arrijmë.