Për të certifikuar nivelin e tyre të anglishtes, nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 8-ta morën pjesë përkatësisht në provimet KET dhe PET, provime të standardizuara online të Cambridge University.

Provimet u organizuan në tri ditë të ndryshme, sipas kategorive Reading, Writing dhe Listening.

Këto janë provime që prej vitesh tashmë zhvillohen në shkollën tonë dhe si çdo vit, disa javë pas provimit  nxënësit pajisen me cerifikata, ku tregohen aftësitë e tyre në të folurit, të shkruarit dhe të dëgjuarit e gjuhës angleze.

Përgatiti: Elda Rrustemi