Një nga aktivitetet e organizuara kohët e fundit dhe që i testoi nxënësit në lëndën e matematikës ishte provimi Kangaroo. Si edhe vitet e kaluara, ndjenja e konkurrencës ishte e madhe, për faktin se edhe numri i pjesëmarrësve ishte i madh. Rreth 450 nxënës të shkollës sonë konkurruan dhe dhanë më të mirën e tyre. Ky testim provoi aftësitë matematikore dhe shkathtësinë e tyre në pyetje të niveleve të ndryshme. Nxënësit janë në pritje të përgjigjeve të testit, të cilat dalin një muaj pas datës së provimit.

Kangaroo është një provim ndërkombëtar i përvjetshëm, që ka për qëllim të njohë nxënësit dhe mësuesit me problemat dhe ushtrimet matematikore të programit shkollor në një mënyrë të këndshme, tërheqëse dhe pa ankthin e domosdoshëm të konkurrimit. Gjithashtu është një ndihmë për mësuesit, për të njohur nivelin e nxënësve dhe për të dalluar se ku i kanë mangësitë në dijet e tyre. Ai është një nga testimet më popullore sot në botë dhe organizohet në më shumë se 50 vende të saj.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Elda Rrustemi