U zhvilluan në fillim të muajit tetor 2019, në ambientet e shkollës “Turgut Özal”, zgjedhjet për Presidentin e Qeverisë së Nxënësve, e cila përfshin senatorët e zgjedhur nga klasat e 6-ta, të 7-ta, të 8-ta dhe të 9-ta.
Kandidatët për Presidentin e shkollës ishin nxënës nga klasat e 9-ta dhe secili prej tyre prezantoi platformën në të cilën do të fokusohej puna e tij si president i Qeverisë së Nxënësve.
Me shumicën e votave, presidentja e re u zgjodh nxënësja Suada Xholi nga klasa e 9G, e cila gjatë prezantimit të saj u shpreh se detyrë e saj parësore si presidente e shkollës do të jetë:
“Rritja dhe kultivimi tek ju i ndjenjës së përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, ndihmës së pakursyer të shtresave në nevojë, motivimi i nxënësve për të mësuar, respektimi i rregullores së shkollës dhe angazhimi në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës.”
Si ҫdo vit, Qeveria e Nxënësve do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e të gjithë nxënësve të shkollës sonë.
Punoi: Rea Manoku
Drejtoi: Imelda Prençe