Në mbledhjen e radhës, të organizuar nga Qeveria e Nxënësve, u diskutua për aktivitetet kryesore ku do të fokusohet veprimtaria e Senatit të shkollës për vitin shkollor 2019-2020.
Duke marrë parasysh opinionet dhe mendimet e të gjithë senatorëve u mbajt një seminar i shkurtër për mbrojtjen në lidhje me mjedisin. Në këtë seminar u shtrua ideja e mbrojtjes së mjedisit. U fol për efektet negative dhe ndikimin që kanë në jetën tonë. U propozuan ide, me aq sa kemi mundësi të veprojmë, se si mund ta ndalojmë ndotjen e mjedisit sadopak. U mendua që nxënësit fillimisht mund të pastrojnë ambientet e shkollës. Më pas do të organizojmë aktivitete edhe më efektive, edhe jashtë mureve të shkollës sonë.
U propozua gjithashtu të vihet në skenë një pjesë teatrale e krijuar nga vetë nxënësit, me temë mbrojtjen e mjedisit. Përmes saj nxënësit do të përcjellin ide e mesazhe, duke qenë vetë nxënësit skenaristë, aktorë e kostumografë. Kjo shfaqje do të vihet në skenën e shkollës sonë, por edhe në ambiente të tjera, pse jo dhe jashtë shkolle.
Gjithashtu do të bëhet një prezantim i përgjithshëm për klasat fillore dhe 9-vjeçaren, për mbrojtjen e mjedisit, duke përfshirë ndikimin që ai ka në jetën tonë.
Në vijimësi do të vendosen lidhje, do të bashkëpunohet dhe me shoqata e organizata, veprimtaria e të cilave është e fokusuar te mjedisi dhe çështjet e ndryshme mjedisore.
Punoi: Suada Xholi
Drejtoi: Imelda Prençe