Përgjatë muajit Nëntor, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, kanë zhvilluar “Sfidën e Leximit” me synim motivimin e tyre për të lexuar libër çdo ditë. Fëmijët e angazhuar për këtë sfidë ishin të shumtë. Fituesit e kësaj sfide u vlerësuan duke marrë certifikatë dhe një libër dhuratë. Gjatë shpërndarjes së certifikatave ata patën dhe një takim të veçantë me shkrimtaren Rovena Rrozhani dhe piktorin Artur Dauti.