Aktiviteti “Këndi i Kulturës” i organizuar për Javën e Anglishtes nga nxënësit e shkollës fillore, ishte një aktivitetet që mori vëmendjen e të gjithëve. Sigurisht që nxënësit ishin ata që u kënaqën më tepër, duke shpalosur njohuritë e tyre në lidhje me shtetet e ndryshme që kishin zgjedhur të prezantonin.
Çdo klasë zgjodhi një shtet dhe më pas i gjithë dekorimi i klasës u bë në bazë të vendit të zgjedhur. Çdo nxënës solli një projekt dhe shtjelloi një temë të veçantë brenda shtetit, si: kultura, gjuha, veshjet, festat etj. Më pas gjykimi u bë nga mësuesit e anglishtes, ku çdo nxënës prezantoi projektin e tij në gjuhën angleze.
Java e Anglishtes, me larmishmërinë e saj, ndikon jo vetëm në mësimin e kulturave të reja, po dhe në përvetësimin e fjalëve të reja të anglishtes, e cila është edhe gjuha në të cilën zhvillohen një sërë lëndësh mësimore në shkollën tonë.
Punoi: Meri Berisha
Drejtoi: Elda Rrustemi