Djemtë e klasave të teta, të shoqëruar nga mësuesit e shkollës sonë, morën pjesë në shëtitjen që u organizua së fundmi në Itali.

Ata vizituan së pari qytetin e Milanos, ku dhe ndoqën të emocionuar ndeshjen e futbollit Inter-Juventus, si dhe vizituan shëtitoren “Piazza Duomo”, galerinë “Vittorio Emanuele”  dhe qendrën tregtare “Rinascente”. Në Milano ata vizituan gjithashtu katedralen e njohur “Duomo di Milano” dhe plot vende të tjera historike.

Pas  vizitës në Milano u nisën për në qytetin e mrekullueshëm të Veronas. U zbavitën në lojërat e  parkut “Gardaland” dhe vizituan akuariumin përrallor “Sea Life Aquarium”.

Ekskursioni zgjati katër ditë dhe nxënësit tanë u argëtuan pafund. Me siguri, kujtimet e kësaj shëtitjeje shkollore do t’u mbeten gjatë në kujtesë.

Përgatiti: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Elda Rrustemi