Shëtitja në Korfuz me klasat e katërta e të pesta ishte nga ato udhëtime që e bën fundin e vitit shkollor edhe më të paharrueshëm.

Edhe pse pas lamë Tiranën me re e me shi, përpara na priste dielli, deti i kaltër dhe aventurat e panumërta në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Udhëtimi me traget u shoqërua me fluturimin e albatrosëve, të cilët afroheshin të merrnin ushqimin që i ofronin të rriturit dhe fëmijët. Më pas na priste ishulli i njohur. Shëtitja nëpër kalanë e vjetër veneciane të ishullit na dhuroi disa orë të kaluara më së miri. Pamjet e mrekullueshme nga maja e kalasë, ku dukej rrethimi nga të gjitha anët me ujë dhe velat e anijeve si flutura të bardha përmbi det, ishin nga më të bukurat që mund të shohë syri i njeriut.

Përveç shëtitjes nëpër ishull, njohjen me historinë e tij, ecjen buzë detit, blerjet në tregun plot ngjyra dhe fotove të panumërta, nga ky udhëtim do të mbeten gjatë në mendjet e fëmijëve edhe gatimet e shijshme, larjet në pishinat e hotelit “Corfu Holiday Palace” dhe lojërat në hollin dhe ambientet e tjera të tij.

Përgatiti: Erjona Saqe