Edhe në këto ditë të nxehta vere, shkollës “Turgut Özal” nuk i munguan zërat e qeshur të fëmijëve.

Gjatë këtyre dy javëve, në datat 17-29 qershor po organizohen në ambientet e shkollës, por edhe jashtë saj, aktivitetet e shkollës verore për nxënësit e klasave I – V. Në programin e saj përfshihen mësime të gjuhës angleze, veprimtari dhe shëtitje brenda e jashtë qytetit.

Nxënësit po thellojnë njohuritë e mësuara gjatë vitit në lëndën e anglishtes dhe gjithashtu po argëtohen duke marrë pjesë në klube të ndryshme, si ai i Aerobisë, i Robotikës, Art & Craft etj.

Pjesa më gjallëruese e shkollës verore dhe që po u fal shumë emocione këtyre fëmijëve janë larjet në pishina, si dhe shëtitjet në vende të tilla si Peza, kalaja e Prezës, mali i Dajtit, Pogradeci etj.

Në mbarim të periudhës dyjavore për nxënësit do të bëhet edhe ceremonia e mbylljes së shkollës verore dhe shpërndarja e certifikatave si pjesëmarrës.

Përgatiti: Elda Rrustemi